Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha uroi Papa Benediktin XVI me rastin e festës së Krishtlindjeve
, 23.12.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e festës së Krishtlindjeve, i dërgoi një telegram urimi Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI, në Vatikan. Në telegramin e urimit thuhet:
“Shenjtëria Juaj, At i Shenjtë,
Kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin që, në prag të festave në këtë ndërrim motesh, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, përzemërsisht t’jua uroj Ju dhe Selisë së Shenjtë festën më të madhe të të krishterëve, pas Pashkëve, festën e lindjes së Krishtit, birit të Zotit, i cili zbriti në tokë për ta mishëruar Zotin në njeriun dhe për t’i shlyer mëkatet e njerëzimit.
At i Shenjtë,
Ashtu sikurse në takimin tonë të mëhershëm, edhe më këtë rast, Ju lus që të vazhdoni të luteni për Kosovën, për popullin e saj, i cili njerëzimit dhe Selisë së Shenjtë ia dha martirët e parë, Florin dhe Laurin, ia dha Papë Albanin, ia dha Shën Jeronimin, i cili ia dha botës Biblën në gjuhën latine, ia dha, siç e quajti atëbotë Selia e Shenjtë, Atletin e Krishterimit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, ia dha Nënën e Madhe, Nënën e Botës – Nënën Tereze, mrekullinë e të cilës e njohu Selia e Shenjtë.
Shenjtëria Juaj,
Vendi im, Kosova, dhe populli i saj, i cili dëshiron të jetë i lirë, i pavarur, i barabartë me popujt e tjerë, i cili dëshiron të jetojë në paqe dhe në mirësi si të gjithë popujt e tjerë të botës dhe me të gjithë popujt e tjerë të botës, sot, më tepër se kurrë më parë, ka nevojë për fjalën Tuaj, për lutjen Tuaj, për përkrahjen Tuaj, për madhështinë e Shenjtërisë Suaj.
Populli i Kosovës Ju është shumë mirënjohës për atë që keni bërë, për atë që po bëni dhe për atë që do të bëni për mirëqenien e tij.
At i Shenjtë,
Ju dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë në kryerjen e misionit të shenjtë që keni jo vetëm për besimtarët e fesë katolike dhe jo vetëm për kishën katolike, por edhe për mbarë njerëzimin, anekënd rruzullit tokësor”.