Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, uron besimtarët katolik të Kosovës
, 23.12.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit katolik ua uron festën e Kërshëndellave me dëshirën që ta kremtojnë të gëzuar, me begati e dashuri familjare dhe me dëshira të realizuara.
Në tekstin e telegramit të urimit thuhet:
“Me rastin e Festës së Krishtlindjeve uroj të gjithë besimtarët e krishterë, që këtë festë të bekuar ta presin e ta kremtojnë në paqe e me dashuri. Festa e Krishtlindjeve e cila bart me vete edhe mesazhin e besimit tek njeriu, le të na shërbejë si moment inspirimi për më shumë dashuri, për më shumë solidaritet e mirëkuptim të përhershëm.
Kjo festë e Kërshëndellave na gjen në vigjilje të momentit sublim e historik të bërjes së pavarësisë së Kosovës, që ishte ëndërr e brezave, e cila po bëhet realitet ,si zgjidhje e drejt për Kosovën dhe zgjidhje e dobishme për rajonin.
Urojmë dhe lutemi që mesazhet universale të Krishtlindjes dhe shpresat që ngjall kjo festë e mbarë njerëzimit , të na shërbejnë si energji pozitive për harmoni e mirëkuptim mes njerëzve dhe për progresin e Kosovës.
Për shumë mot e me gëzim Krishtlindjet!”, theksohet në urimin e kryeparlamentarit Berisha.