Lajmet e fundit
Urim i kryeparlamentarit Berisha për të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e Vitit të Ri 2008
, 30.12.2007
Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë, me dëshirë që viti në të cilin po hyjmë të jetë vit i mbarë për të gjithë dhe që viti 2008 të hyjë në histori si vit i njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e kryeparlamentarit Berisha thuhet:
“E kaluam edhe një vit plot me sfida për Kosovën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë bëmë përpjekje të gjata dhe të mundimshme për të gjetur rrugën më të drejtë dhe më të mirë për krijimin e shtetit të Kosovës. Ishim unikë dhe të bashkuar në interesat e Kosovës. Por, për fat të keq, edhe vitin 2007 po e përmbyllim pa e shpallur pavarësinë e Kosovës.
Unë jam thellësisht i bindur se viti 2008 do të jetë vit vendimtar për popullin e Kosovës. Viti 2008 do të shënohet në histori si vit i njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Pra, viti në të cilin po hyjmë do të jetë vit i realizimit të aspiratave tona për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Viti 2008 qoftë vit i mbarë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e ndërrimit të motmoteve.