Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 31.12.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës (Legjislatura e tretë) ta thërrasë më 4 janar të vitit 2008, me këtë rend dite:
- krijimi i Komisionit për mandate dhe imunitete
- betimi i deputetëve dhe
- zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e anëtarëve të Kryesisë.
Seancën konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit,do ta udhëheq deputeti më i vjetër i Kuvendit, i ndihmuar nga deputeti më i ri.
Seanca fillon në orën 10:00.