Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Berisha, ngushëlloi familjen Kiseri
, 02.01.2008
Me rastin e vdekjes se ish–deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gafurr Kiseri, Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Kiseri me këtë përmbajtje:
” E nderuara familje Kiseri,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të anëtarit të familjes Suaj dhe mikut tonë, Gafurr Kiseri.
Gafurr Kiseri, siç pati thënë vetë me një rast, pati fatin historik, sikur edhe shumë kolegë të tij, të jetë në përbërjen deleguese të Kuvendit të Kosovës, e cila më 2 korrik të vitit 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator 1990 edhe Kushtetutën e Kaçanikut, nëpërmjet të të cilave u artikulua vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi.
Kiseri ishte atdhetar i devotshëm, luftëtar i paepur për liri, për demokraci e për pavarësi të Kosovës.
E nderuara familje Kiseri,
Thonë se jeta e njeriut nuk matet me vite, por me vepra, prandaj kur kihet parasysh pesha e aktit historik të Kuvendit të Kosovës, deputet i të cilit ishte edhe vetë Gafurr Kiseri, dhembja duhet të jetë më e vogël, kurse krenaria më e madhe.
Andaj, më lejoni që, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të anëtarit të familjes Suaj.
E ndajmë me Ju këtë dhimbje të madhe”,
Prishtinë, 2 janar 2008
Kolë Berisha
Kryetar i Kuvendit të Kosovës