Lajmet e fundit

Deputetët e rinj pajisen me kartelat e deputetit

, 03.01.2008




Deputetët e Legjislaturës së tretë, të cilët për herë parë kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës janë pajisur sot me kartelat e deputetit dhe kartelat për votim elektronik. Një ditë para seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, deputetët e rinj i ka pritur dhe i i ka përshëndetur kryeparlamentari Berisha, i cili u ka uruar punë të suksesshme në legjislativin e vendit, kurse punonjësit e Sektorit të regjisë i kanë stërvitur ata lidhur me teknikat e votimit elektronik dhe përdorimin e pajisjeve në sallën e seancave.
Deputetët e rinj pajisen me kartelat e deputetit