Lajmet e fundit
U konstituua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës
, 04.01.2008
Sot, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, në prani të kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, PSSP-së, Joakim Ryker, mandatarit të Qeverisë, Hashim Thaçi, të të dërguarit të posaçëm të Unionit Evropian, Fletcher Burton, zv.shefit të Zyrës amerikane në Prishtinë, Alex Laskaris dhe përfaqësuesve të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë, u konstituua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e drejtuar nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Mark Krasniqi, i ndihmuar nga deputetja më e re, Njomza Emini, fillimisht është formuar Komisioni për Mandate dhe Imunitete, i cili ka verifikuar mandatet e deputetëve, sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit.
Të 112 kuvendarët e pranishëm në seancë dhanë betimin solemn të deputetit.
Seancës konstituive të Legjislaturës së Tretë iu drejtua edhe kryeadministratori Ryker, i cili i ka uruar punë të mbarë përbërjes së re të Kuvendit. “Deputetët e rinj do t’i ndjekin hapat e Kuvendit shumë të suksesshëm, i cili ka përcjellë disa zhvillime shumë të rëndësishme në institucionet e Kosovës, si dhe lidhur me procesin e statusit. Po ashtu dëshiroj t’i shpreh mirënjohje Kuvendit të mëparshëm duke përfshirë kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë”, ka thënë Ryker, i cili ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur një nivel të lartë të pjekurisë.
Kryesia dhe kryetari i Kuvendit mbeti të zgjedhën të mërkurën e ardhshme, më 9 janar, në orën 10:00.