Lajmet e fundit
Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit
, 09.01.2008
I nderuari kryetar Sejdiu,
I nderuari mandatar i Qeverisë Thaçi,
Të nderuar mysafirë,
Zonja e zotërinj deputete dhe deputetë, qytetarë të nderuar,
Ndihem i nderuar që sot po e marr një detyrë aq me përgjegjësi dhe të nderuar që të udhëheq Kuvendin e Kosovës, andaj më lejoni që sinqerisht t’ju falënderoj të gjithë Juve për besimin e dhënë.
I falënderoj qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 dhe mbështetjen e dhënë gjate gjithë jetës dhe aktivitetit tim dhe siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se angazhimi im do të vazhdoj të jetë në shërbim të tyre dhe të interesit të vendit për sot e nesër. Në mënyrë të veçantë, nga zemra dua t’i përshëndes te gjitha familjet që atdheut i dhuruan me të dashurit e tyre, e posaçërisht Jasharët Legjendarë.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Angazhimi im do te jete në shërbim te institucionit që përfaqësojmë, në shërbim te institucionalizimit, të zhvillimit e të avancimit të demokracisë. Kemi për obligim që të vihemi në mbrojtje të vlerave, te kulturës e të traditës kombëtare, te vlerave të shoqërisë e të demokracisë evroperëndimore, në kërkim të së cilës ishin breza të tërë të Kosovës. Mbrojtja e kushtetutshmërisë, e ligjeve dhe e Rregullores së Punës së Kuvendit tonë do të jetë në nivelin më të lartë të kodit të mirësjelljes parlamentare.
Në punën time, në udhëheqje të Kuvendit të Kosovës do të respektoj fjalën e të drejtën e secilit nga Ju. Duke ju respektuar Juve , unë respektoj të drejtën e qytetarëve dhe votën e tyre të shenjtë që keni marrë secili nga ju. Në punën e Kuvendit, deputetët nuk do t’i ndaj në deputetë të pozitës e të opozitës.
Duke respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve, angazhimin e tyre për liri e demokraci, unë vazhdoj të respektoj të drejtat e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë dhe do të garantojë respektimin e barabartë të tyre edhe në punën e Kuvendit të Kosovës. Kontributin e komunitetit ndërkombëtar për ndihmën humanitare, për rindërtimin e vendit, për ndërtimin e institucioneve demokratike, për paqen dhe sigurinë që e kanë vendosur në Kosovë. Për jetën e lirë dhe perspektivën qe ia kanë kthyer vendit e popullit te Kosovës pa dallime etnike. Do ta ruaj dhe thelloj bashkëpunimin me të gjitha institucionet e BE-së dhe të SHBA-së , përkatësisht të OSBE-së dhe te NDI-së.
Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që i kemi përpara dhe të cilat duhet t’ i zgjidhim së bashku edhe me institucionet ndërkombëtare të instaluara edhe në Kosovë. Jam i bindur se kemi nevojë për besim e mirëkuptim të gjerë dhe jo vetëm mes nesh që do të jemi në ketë Parlament.
Në vitin e parë te kësaj legjislature do të ndodhë zyrtarizmi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shtetin e pavarur dhe sovran në koordinim me vendet e demokracisë Veri-Atlantike, të cilat po e mbështesin fuqishëm të drejtën tonë për mëvetësi. Ne me punën dhe angazhimin tonë të përditshëm, me përgjegjësi e përkushtim do të tregojmë e garantojmë se e meritojmë këtë mbështetje.
Edhe një herë Ju falënderoj për besimin e dhënë, ju ftoj për bashkëpunim dhe shpreh gatishmërinë për punë serioze dhe të sinqertë në shërbim të gjithë qytetareve dhe vendit tonë.
Faleminderit.