Lajmet e fundit
Kuvendi zgjodhi udhëheqjen e re të Kosovës
, 09.01.2008
Në vazhdimin e sotëm të seancës konstuitive të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga deputeti më i vjetër, në moshë, Mark Krasniqi, i ndihmuar nga deputetja më e re, Njomza Emini, deputetët e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur z. Jakup Krasniqi kryetar të Kuvendit, si dhe pesë anëtarë të tjerë të Kryesisë së Kuvendit , zotërinjtë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Ibarahim Gashi dhe Nexhat Daci. Dy anëtarë të Kryesisë nga subjektet politike që përfaqësojnë qytetarët serbë të Kosovës dhe të atyre që përfaqësojnë subjektet politike joshqiptare dhe joserbe, ka mbetur të zgjidhen në ndonjë seancë tjetër, pasi që të pajtohen subjektet e tyre politike.
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka marrë pastaj drejtimin e seancës, i ndihmuar nga anëtari i Kryesisë, Eqrem Kryeziu, kurse deputetët kanë miratuar rendin e punës për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës.
Zotëri Krasniqi i ka njoftuar deputetët se z. Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kosovës, kurse kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Eqrem Kryeziu, në emër të koalicionit PDK-LDK e ka propozuar po z.Fatmir Sejdiu për kryetar të Kosovës.
Në emër të 25 deputetëve, të cilët e kanë mbështetur edhe me nënshkrime, deputeti i AAK-së, ka propozuar z. Naim Maloku për kundërkandidat për kryetar të Kosovës.
Në raundin e tretë të votimit të deputetëve, Fatmir Sejdiu është zgjedhur kryetar i Kosovës me mandat pesëvjeçar.
Më pastaj mandatari i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ekspoze pra deputetëve dhe ka prezantuar Kabinetin e tij qeveritar, i cili edhe është miratuar me shumicë votash. Më pastaj Qeveria e Kosovës dhe betimnin solemn para deputetëve të Kuvendit.
Me nga një fjalë rasti deputetëve u janë drejtuar, edhe kryeparlamentari Krasniqi, kryeadministratori Ryker, kryetari i Kosovës Seejdiu dhe kryeministri Thaçi.
Udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës kanë falënderuar për besimin e dhënë dhe janë zotuar se do të punojnë bashkërisht për përparimin gjithëpërfshirës të vendit dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas përmbylljes së seancës së sotme zotërinjtë Jakup Krasniqi dhe Kolë Berisha kanë bërë pranim-dorëzimin simbolik të detyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.