Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeadministratorin e Kosovës Ryker

, 11.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Jokakim Ryker, i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij i sapoemëruar, Lary Rossin.

Shefi dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut e kanë uruar zotëri Krasniqin për postin e kreut të Kuvendit dhe për krijimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të 17 nëntorit.

Bashkëbiseduesit në takim kanë shprehur gatishmëri të ndërsjellë për thellim të bashkëpunimit.

Është diskutuar, ndërkaq, edhe mundësia e ndryshimit të Kornizës Kushtetuese të Kosovës për një anëtar shtesë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeadministratorin e Kosovës Ryker