Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës italiane, Patrik Mur

, 14.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot në, një takim njohës, shefin e Zyrës italiane në Prishtinë, Patrik Mur.

Diplomati italian i uroi Krasniqit zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës dhe i përcolli atij përgëzimet e presidentit të Republikës të Italisë, Giorgio Napolitano, dhe të ministrit të jashtëm, Massimo D’Alema, i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar shtetin italian për mbështetjen e deritashme për popullin e Kosovës dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe të koordimimit për çështjen e statusit të Kosovës.

Në këtë takim merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti.
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës italiane, Patrik Mur