Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Jashtëm të Çekisë, Schwarzenberg
, 14.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot një delegacion gjashtanëtarësh të Republikës Çeke, i kryesuar nga ministri i jashtëm i këtij vendi, Karel Schwarzenberg.
Kryeparlamentari Krasniqi, fillimisht, ka prezantuar përbërjen e re të Kuvendit dhe ka shprehur kënaqësinë që në këtë legjislaturë marrin pjesë deputetët e të gjitha komuniteteve etnike. Krasniqi pastaj ka theksuar se që në seancën konstituive janë zgjedhur gjashtë anëtarë të Kryesisë së Kuvendit, kurse pret që shumë shpejt deputetët serbë dhe ata të minoriteteve të tjera në Kuvendin e Kosovës të merren vesh për dy anëtarë të Kryesisë, nga radhët e tyre.
Krasniqi ka shfaqur shpresën se Kuvendi i Kosovës do të funksionojë në të gjithë segmentet e tij përbërës dhe është zotuar se që në fillim të këtij mandati do të punohet në mënyrë të përshpejtuar për miratimin e Ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit, sidomos ato që rregullojnë raportet ndërmjet shumicës dhe pakicës.
Kreu i Kuvendit, ndërkaq, e ka njoftuar delegacionin çek me procesin në përfundim e sipër për shpalljen e pavarësi së Kosovës, e cila, i ka garantuar mysafirët çek Krasniqi, do të bëhet në koordinim me BE-në, SHBA-të komunitetin ndërkombëtar.
Pasi e ka përgëzuar zotin Krasniqi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg është shprehur se Çekia i gëzohet krijimit të institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të nëntorit dhe ka premtuar se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën në lëmin e ekonomisë dhe në çdo plan tjetër të nevojshëm. U mbetet juve, ndërkaq, të punoni seriozisht për të ardhmen e vendit tuaj, ka thënë në takim Schwarzenberg. Ai nuk e ka vënë në dyshim se Kuvendi një ditë do ta shpallë pavarësinë e Kosovës, por ka sugjeruar që Deklarata e Pavarësisë të inkorporojë edhe parimet e Pakos së Ahtisarit, si dhe të koordinohet me komunitetin ndërkombëtar. Kjo edhe për faktin që Kosova gëzon mbështetje të madhe në BE, tek SHBA-të dhe NATO.
Ministri i Jashtëm çek ka shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen edhe të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës dhe është shprehur se Parlamenti është më i suksesshëm kur në te marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe vetëm si i tillë paraqet themel të fortë për shtetin.
Anëtari i kryesisë Xhavit Haliti, duke e marrë fjalën në këtë takim, ka theksuar faktin se është përmirësuar gjendja e sigurisë në Kosovë. Menjëherë pas lufte ka qenë e vështirë të funksionojmë bashkë. Në legjislaturën e dytë Beogradi ka bërë presion mbi deputetët serb që të mos marrin pjesë në seancat plenare, kurse sot pos që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës marrin pjesë në Kuvend, qytetarët serbë të Kosovës lëvizin lirisht në çdo cep të Kosovës, ka thënë Haliti.