Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi takohet me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk

, 15.01.2008




Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe institucioneve të Kosovës, angazhimet rreth përcaktimit përfundimtar të procesit të statusit të Kosovës dhe kontributi i Sllovenisë që mund të japë në këto zhvillime, ishin tema qendrore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk.

Në këtë frymë u tha se ky bashkëpunim mjaft i frytshëm do të vazhdojë edhe më tutje, duke ditur edhe faktin se tani Sllovenia është kryesuese e radhës së Bashkësisë Evropiane.

Shefi i Zyrës së Sllovenisë, Z. Volk, u angazhua që Kosova të bëjë përgatitjet e duhura edhe në aspektin e legjislacionit në ecje drejt përcaktimit të statusit përfundimtar. Sllovenia në kuadër të BE-së do të angazhohet, tha z. Volk, që Kosova sa më shpejt të ecë drejt anëtarësimit në BE. Po kështu , Sllovenia do të angazhohet që në këtë bashkësi shtetesh të anëtarësohen edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, pra edhe Serbia, sepse kjo pos të mirave të tjera do të sjellë edhe një qarkullim e bashkëpunim pa pengesa të këtij Rajoni me BE-në në të gjithë lëmenjtë, u tha në takim. Tërë kjo punë e përbashkët rreth procesit të statusit me Slloveninë , BE-në dhe SHBA-të do të japë fryte, theksuan bashkëbiseduesit. Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se duhet të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit të Kosovës me të gjithë fqinjët.

Megjithë të kaluarën e hidhur, sidomos gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova do të angazhohet për një të sotme e të ardhme më të mirë në tërë rajonin, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi takohet me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk