Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefin e Zyrës Britanike në Prishtinë, David Blunt

, 15.01.2008




Kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim shefin e Zyrës Britanike në Prishtinë, z. David Blunt .Me këtë rast z. Blunt e përgëzoi kryeparlamentarin për zgjedhje në këtë post, por njëherësh edhe për zgjedhjet e përgjithshme , si dhe Kuvendin historik që doli nga zgjedhjet e 17 nëntorit. Shefi i Zyrës Britanike e siguroi z. Krasniqi se Kosova edhe më tutje do të ketë mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në zhvillimet e mëtejme në Kosovë. Një vend të posaçëm në këtë bisedë zuri edhe çështja e përcaktimit të statusit të Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi për këto përgëzime, si dhe për ndihmën e pakursyer të Britanisë së Madhe , SHBA-së dhe Bashkësisë Evropiane për të gjitha zhvillimet e deritashme në Kosovë. Krijimi i shtetit të Kosovës, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, nuk është fitore vetëm e Kosovës, por edhe e tërë Perëndimit dhe shteteve të tjera demokratike.

Shefi i Zyrës Britanike shprehu brengosjen e thellë për sulmin e djeshëm në Therandë, kundër punonjësve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ai tha se është i inkurajuar me dënimin që iu bë këtij sulmi nga nivelet më të larta në Kosovë. Dënimi ishte energjik, ndaj ai shprehu shpresën se kryesit e këtij akti aq të rëndë do të gjejnë edhe dënimin e merituar sipas ligjit.
Kryeparlamentari  Krasniqi u takua me shefin e Zyrës Britanike në Prishtinë, David Blunt