Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti liderin e SLS-së, Petroviq

, 16.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot liderin e e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq, i cili e ka uruar kryeparlamentarin për postin në të cilin është zgjedhur. Ai e ka njoftuar z. Krasniqi se Grupi parlamentar i SLS-së ( aktualisht ka shtatë deputet serbë dhe një goran) e ka zgjedhur atë anëtar të Kryesisë së Kuvendit, kurse shef të grupit, Boban Stojanoviq.

Petroviq është shprehur se SLS-ja do të ndjekë politikë parimore institucionale dhe të bashkëpunimit.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka përgëzuar z. Petroviq për krijimin e Grupit Parlamentar të SLS-së dhe zgjedhjen e tij për anëtar të Kryesisë, zgjedhje kjo e cila duhet të kalojë edhe nëpër një votim formal në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka vlerësuar shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e deputetëve serbë në mekanizmat e Kuvendit të Kosovës.