Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi është përgëzuar edhe nga komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant, Sylejman Selimi
, 16.01.2008
Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjenerallejtënant, Sylejman Selimi, pasi e ka përgëzuar për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, e ka njoftuar zotin Krasniqi me zhvillimin e TMK-së dhe përgjegjësitë në rritje gjatë këtij viti. Ai me këtë rast e ka njoftuar kreun e legjislativit të vendit dhe me ligjet e rëndësishme për TMK-në që piten të miratohen në këtë legjislaturë, si: Ligji për pensionim të parakohshëm të pjesëtarëve të TMK-së, Ligji për Forcën e Sigurisë në Kosovë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, në hartimin e të cilëve, kanë marrë pjesë edhe ekspertët e TMK-së.
Duke e falënderuar gjenerallejtënant Selimin për urimet e ngrohta, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar se Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë mekanizëm shumë i rëndësishëm profesional për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës. Ai është zotuar se Kuvendi i Kosovës do të bëjë çdo gjë që është e mundur për avancimin e përhershëm profesional të Forcës së Sigurisë në Kosovë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetës dhe të punës për pjesëtarët e saj.