Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti komandantin e KFOR-it, De Marnak

, 16.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneralin Ksavie De Marnak.

Gjenerali De Marnak e ka uruar zotin Krasniqi për themelimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e nëntorit dhe për postin me përgjegjësi, në të cilin është zgjedhur. Ai ka shfaqur shpresën se udhëheqja e re e Kuvendit bashkë me deputetët tjerë do të angazhohen me gjithë qenien për ardhmërinë më të mirë të Kosovës. Gjenarali De Marnak, ndërkaq, e ka siguruar kryeparlamentarin Krasniqi për angazhimet shtesë të KFOR-it për sigurinë e Kosovës në këtë periudhë të ndjeshme për vendin.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar komandantin e KFOR-it për punën e madhe të trupave paqeruajtëse për sigurinë në Kosovë. Ai është zotuar se Kuvendi i Kosovës dhe ai, si kryeparlamentar, do t’i kryejnë të gjitha detyrat dhe obligimet që kanë për qytetarët e Kosovës, për sigurinë në Kosovë dhe për sundimin e rendit dhe të ligjit. Në këtë sens ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me KFOR-in për të krijuar kushte për siguri gjithnjë e më të mirë të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi priti komandantin e KFOR-it, De Marnak