Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti edhe përfaqësuesit e USAID-it, UNDP-së dhe të NDI-së
, 17.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kishte sot tri takime të ndara edhe me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, Michael Farbman, shefin e UNDP-së në Kosovë, Frod Maurin dhe me shefin e NDI-së në Kosovë, Carlo Binda . Me këtë rast ata përgëzuan kreyparlamentarin Krasniqi për postin e tij, duke i uruar punë të mbarë në të gjitha angazhimet aktuale të Kuvendit të Kosovës. Në qendër të vëmendjes së takimeve ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe të këtyre agjensioneve, si dhe puna në realizimin e projekteve të përbashkëta, sidomos kur është fjala për trajnimin e deputetëve.
Ligjet e Pakos së Ahtisarit ishte temë që u rrah posaçërisht në takimin me z. Farbman. Përkitazi me këtë u tha se këto ligje duhet të jenë sa më të përkryera dhe sipas standardeve më të lartë të BE-së. Në këtë vështrim kryeparlamentari Krasniqi kërkoi që gjatë hartimit të këtyre ligjeve të angazhohen edhe ekspertë eminentë të të BE-së.
U fol edhe për përgatitjet e Deklaratës së Mijëvjeçarit, nënshkruese e së cilës do të jetë edhe Kosova. Shefi i NDI-së në Kosovë, Carlo Binda i dhuroi kryeparlamentarit Krasniqi edhe një pako të punës së Legjislaturës së Dytë të Kuvendit të Kosovës.