Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e deritashëm të Zyrës së Këshillit Evropës në Kosovë, z. Zurab Katchkatchvili
, 17.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot shefin e deritashëm të Zyrës së Këshillit Evropës në Kosovë, z. Zurab Katchkatchvili, i cili shoqërohej nga shefja e porsaemëruar e kësaj zyreje , Nanna Mgandotir. Përfaqësuesit e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, e kanë uruar zotin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të legjislativit të vendit dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.
“Kosova i përket Evropës dhe duhet të integrohet në strukturat e saj”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, duke falënderuar për urimet. Ai ka vlerësuar mbështetjen deritashme të Këshillit të Evropës për Kosovën dhe është shprehur optimist se bashkëpunimi i ndërsjellë do të thellohet edhe më.
Pasi e ka prezantuar shefen e re të Zyrës së Këshillit Evropës në Kosovë, Nanna Mgandotir, drejtoresha për këshillim dhe bashkëpunim, Claudia Luciani, ka shprehur qëndrimin kësaj zyreje për nevojën e mbështetjes së përhershme të Kuvendit për Avokatin e Popullit dhe ruajtjen e pavarësisë së këtij institucioni, si dhe për funksionimin dhe krijimin e kushteve të punës për Zyrën e Avokatit të Popullit në Graçanicë.