Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh nga Venediku
, 18.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot një grup studentësh të studimeve posdiplomike evropiane për të drejtat e njeriut dhe demokratizim nga Venediku, vizitë kjo tashmë tradicionale në Kuvendin e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi u ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka uruar suksese në studime studentëve nga vendet e BE-së dhe nga të gjitha kontinentet, ka folur për momentin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe për konstituimin e institucioneve kryesore të vendit, të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit dhe për synimet në të ardhmen.
“Brenda pak javësh Kuvendi do ta shpallë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, dhe menjëherë pas kësaj presim njohjen e pavarësisë së vendit, nga vendet e BE-së, nga SHBA-të dhe venet e tjera, anëtare të OKB-së”, u ka thënë Krasniqi studentëve, duke theksuar se dëshira e kosovarëve ka qenë që pavarësia e vendit të kalonte nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por se për shkak të bllokadave nga diplomacia ruse është zgjedhur rruga tjetër. Ai pastaj u ka përkujtuar studentëve nga Venediku për kushtet tepër të vështira të shqiptarëve nën regjimin serb, duke theksuar se studentët shqiptarë vetëm para pak vitesh nuk kanë mundur as të hyjnë në hapësirat e tyre universitare, kurse dhe ai si shumë të tjerë, ishte dënuar dhe kishte mbajtur dhjetë vjet burg, pse kishte kërkuar që Kosovë të avancohej në status republike në Federatën jugosllave. “Për kohë të gjatë populli i Kosovës ka udhëhequr rezistencë paqësore, mossuksesi i të cilës ka bërë që të organizojmë luftën çlirimtare, e cila është mbështetur edhe nga NATO dhe komuniteti demokratik ndërkombëtar”, ka thënë Krasniqi, i cili u ka folur studentëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Vjenë (gjatë dy viteve të fundit), nga të cilat buron edhe Dokumenti i presidentit Ahtisari për statusin e Kosovës, i cili garanton të drejta maksimale për minoritetit.
“Dëshirojmë të komunikojmë hapur para qytetarëve tanë dhe gjithë botës se jemi të gatshëm që të ndërtojmë një shoqëri demokratike, të lirë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u ka deklaruar Krasniqi studentëve nga Venediku, pyetjeve të të cilëve u është përgjigjur në vazhdim.
Interesimet e tyre janë përqendruar në sfidat, të cilat e presin pushtetin pas pavarësisë, për garancitë se Kushtetuta e Kosovës do të jetë e pranueshme për të gjithë, për gjasat që grupe të ndryshme të kërkojnë bashkim me Shqipërinë, për reagimet e pritshme të Serbisë, në rast të shpalljes së pavarësisë etj.
Kryeparlamentari Krasniqi ka pohuar se sfida më e madhe do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit, duke u shprehur optimist se Kosova do të mbështetet nga vende të ndryshme, në rrugën e saj të zhvillimit. Ai ka pohuar se kushtetuta ka absorbuar parimet e Pakos së Ahtisarit dhe parimet më të larta demokratike për të drejtat e njeriut. Krasniqi ka theksuar se qytetarët e Kosovës me votën me tyre i kanë mbështetur partitë, të cilat angazhohen për pavarësinë e vendit, ndërkaq, është shprehur optimist se Serbia, e cila ka shkaktuar tri lufta të padrejta, nuk do të fillojë konflikte të reja në Ballkan. “ Në vend të konfrontimeve dhe konflikteve të vazhdueshme me Serbinë, dëshirojmë të kalojmë në partneritet, siç kanë bërë Franca dhe Gjermania”, është shprehur Krasniqi.
Profesoresha Marjana Grandis, e cila ligjëron edhe në Universitetin e Vjenës dhe mban postin e drejtores për të drejtat e njeriut në Paktin e Stabilitetit, duke e falënderuar për pritjen, ka uruar që populli i Kosovës t’i shërojë plagët e luftës dhe të ketë jetë më të mirë dhe prosperitet të vazhdueshëm.