Lajmet e fundit
Forum Ndërkombëtar
, 18.01.2008
Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasiniqi,
Projekti i financuar nga BE: "Mbështetje e Mëtejme Kuvendit të Kosovës" organizon Forumin Ndërkombëtar mbi:
“Parlamenti dhe Shoqëria Civile"- Këmbimet e përvojave më të mira”
Më 22 janar 2008, prej orës 09:00 deri 17:30, në Hotel Grand, Prishtinë.
5 deputetë nga katër parlamente evropiane të Konsorciumit, të cilat mbështesin Projektin (Belgjika, Franca, Gjermania dhe Sllovenia – aktualisht kryesuese e Bashkimit Evropian), deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile (përfshirë OJQ-të) do të marrin pjesë në këtë Forum.
Qëllimi i këtij Forumi është të këmbehen përvojat në mes të folësve të kualifikuar kosovarë në njërën anë dhe të ftuarve në anën tjetër.
Pasi që Kosova po shkon drejt Evropës, ka ardhur koha që të ballafaqohen praktikat e Kuvendit të Kosovës me ato në përdorim në parlamentet e ndryshme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo është një punë gjigante, andaj Forumi Ndërkombëtar do t’ i adresojë vetëm dy nga fushat kryesore të punës parlamentare: marrëdhëniet në mes Parlamentit dhe shoqërisë civile dhe përmirësimet e mundshme, të cilat mund të arrihen në metodat e punës.
Për çdo informatë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e Projektit: Tel. 038 211 910