Lajmet e fundit
Tim Guldimann uron kryeparlamentarin Krasniqi
, 18.01.2008
Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit.
Në telegram thuhet :
”I nderuari Kryetar Krasniqi,
Së pari, më lejoni të ju uroj zgjedhjen tuaj si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në vigjilje të marrjes përsipër të udhëheqjes së pozitës më të lartë në institucionet përfaqësuese në Kosovë, ne jemi të sigurt që ju do të kontribuoni që Kuvendi i Kosovës të jetë më efikas dhe demokratik.
Pas seancës inauguruese, Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret funksionimin e plotë të Kuvendit të Kosovës në një të ardhme të afërt, përfshirë përcaktimin e kryesuesve, zëvendës kryesuesve dhe anëtarëve të të gjitha komisioneve kuvendare.
Në vitet e fundit, Kuvendi i Kosovës ka nisur një numër të reformave të cilat kanë rezultuar në përmirësimin e ciklit e ligjbërës dhe profesionalizimin e Administratës së Kuvendit. Ne do t’ju inkurajonim që të forconi tutje mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është në disponimin tuaj për përkrahje të mëtutjeshme të punës së Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Kryetarit, Kryesisë së Kuvendit, komisioneve kuvendare dhe Administratës së Kuvendit.
Gjithashtu, unë dëshiroj t’ju konfirmoj se Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Administratën e Kuvendit dhe Institutit Demokratik Kombëtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kosovë (NDI) kanë përgatitur një program gjithëpërfshirës njoftues për anëtarët e rinj të Kuvendit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që programi njoftues të mbahet në pjesën e dytë të muajit janar 2008 dhe në fillim të muajit shkurt 2008, theksohet në telegramin përshëndetës të kryesuesit të Misionit të OSBE-së në Kosovë,Tim Guldimann