Lajmet e fundit

Takim i Këshillit Drejtues të Projektit “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”

, 21.01.2008




Pas dy viteve të aktiviteteve të realizuara brenda Kuvendit të Kosovës, projekti “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës” i financuar nga Unioni Evropian dhe i menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, do të përfundojë në fund të muajit janar 2008. Ky projekt është zbatuar nga katër Parlamentet e UE- së, (Francës, Belgjikës, Gjermanisë dhe Sllovenisë) dhe pala tjetër bashkëpunëtore nga Franca (Instituti International de Paris La Défense).

Takimi i fundit i Këshillit Drejtues i këtij Projekti i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit me pjesëmarrje të anëtarëve të Kryesisë, përfaqësuesve të 4 Parlamenteve të Konsorciumit, KE, AER dhe OSBE do të mbahet më 23 janar 2008 me fillim prej orës 10:00.

Do të përcillet me një ceremoni përmbyllëse në ora 12:00 në hollin kryesor të Kuvendit, i cili do të jetë i hapur për media, me vrojtimet përmbyllëse nga Kryetari i Kuvendit, Drejtorit të AER dhe përfaqësuesit të Konsorciumit.

Ky është projekti i dytë i financuar nga UE, i cili ka këshilluar dhe mbështetur reformimin e Administratës së Kuvendit për të përmirësuar punën legjislative. Gjatë dy viteve të periudhës së zbatimit të projektit, 25 ekspertët nga katër Parlamentet e Konsorciumit, (Belgjikës, Francës, Gjermanisë dhe Sllovenisë) kanë ardhur në Prishtinë për të fuqizuar ekipin e përhershëm të 8 punonjësve dhe ekspertëve, të cilët vazhdimisht kanë këshilluar pjesëtarët e Administratës së Kuvendit dhe deputetët për çfarëdo çështje lidhur me punën e Kuvendit.

Aktivitetet e projektit janë përqendruar për të bërë vlerësime, rekomandime, trajnim të punonjësve, mbështetje në ligj, bërje dhe përgatitje të rregulloreve të brendshme dhe udhëzimeve administrative për të përmirësuar procedurat dhe menaxhimin e punës.

Pas disa përmirësimeve të nevojshme të arritura deri më tash në punën e Kuvendit, AER dhe Konsorciumi shpreson që ky program të ketë qenë i dobishëm për të fuqizuar kapacitetet e Kuvendit dhe për të siguruar qëndrueshmëri të mbështetjes që ata kanë ofruar.

Ne fund të këtij Projekti, është themeluar një rrjet i ekspertëve të Konsorciumit me zyrtarët nga Administrata e Kuvendit, të cilët do të sigurojnë vazhdimësinë e marrëdhënieve të punës për të mirën e gjithë bashkëpunëtorëve të përfshirë.