Lajmet e fundit
Fjala e Jakup Krasniqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, mbajtur në Forumin ndërkombëtar “Parlamenti dhe shoqëria civile”
, 22.01.2008
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj,
Duke ju përshëndetur dëshiroj të falënderoj Projektin për Mbështetje Kuvendit, për organizimin e Forumit ndërkombëtar me temën Parlamenti dhe Shoqëria Civile. Falënderoj gjithashtu kolegët deputetë nga parlamentet e shteteve evropiane : Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Sllovenisë që kanë ardhur në Kosovë me qëllim të prezantimit të praktikave të tyre parlamentare në komunikim me publikun e shoqërinë civile dhe shkëmbimin e përvojave të tyre me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Tema që do të trajtohet sot është sa interesante aq edhe e rëndësishme për Kuvendin e Kosovës. Transparenca dhe llogaridhënia e parlamentit ndaj qytetarëve janë ndër standardet kryesore të demokracisë parlamentare, vlera të cilat institucionet e Kosovës janë zotuar se do t’i promovojnë. Këto vlera janë pjesë e kulturës evropiane, së cilës i përket edhe Kosova.
Është detyrë ligjore dhe politike e Kuvendit që të jetë sa me afër popullit dhe të jetë në gjendje t’i adresojë më së miri problemet e qytetareve të vet.
E drejta e informimit është e drejtë kushtetuese e garantuar me ligj në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka arritur rezultate të mira në drejtim të transparencës. Punimet e Kuvendit janë të hapura dhe transmetohen drejtpërdrejt nga televizioni publik i Kosovës. Uebfaqja e Kuvendit përmban informacione të rëndësishme për përbërjen, organizimin dhe punën e organeve të Kuvendit. Kjo është e arritur e konsiderueshme për demokracinë e re të Kosovës, megjithatë nuk mund të jemi të vetëkënaqur. Transparenca nuk përfundon me informimin publik, sepse qytetarëve duhet transmetuar edhe politikën.
Ne po punojmë që Kuvendi i Kosovës të ushtrojë rolin e vet të politkbërjes, duke marrë vendime të rëndësishme pas debateve politike. Qytetarët duhen të jenë të informuar lidhur me problemet politike dhe Kuvendi, si organi me i lartë legjislativ, do të jetë sovran në vendimmarrje, por pasi të ketë pasur debate të hapura publike.
Komunikimi me publikun nuk është vetëm në dobi të qytetarëve dhe të shoqërisë civile, sepse edhe Kuvendi ka interes të madh për këtë komunikim. Në mënyrë që deputetët të informohen për problemet në fusha të caktuara, ata duhen të konsultohen me ekspertë dhe me organizata që merren me çështje të caktuara.
Për shkak të restrikcioneve të shumta buxhetore, shoqëria civile në Kosovë për fat të keq nuk e ka mundësinë e angazhimit sikur në shtetet e tjera të zhvilluara perëndimore. Megjithatë, kontributi i tyre në shoqëri dhe politikë është shumë i çmueshëm. Ekspertiza e tyre në fusha të ndryshme të jetës është shumë e rëndësishme për ligjbërjen si dhe politikëbërjen në Kuvend. Edhe në të kaluarën komisionet parlamentare kanë organizuar debate publike për ligje dhe për probleme sektoriale, por duhet intensifikuar organizimi i këtyre dëgjimeve, duke u bërë formë e rëndësishme e komunikimit të Kuvendit me shoqërinë dhe mekanizmat e saj të interesit.
Dëshiroj nga këtu ta inkurajoj shoqërinë civile në Kosove për ta shtuar interesimin për punën e Kuvendit, sepse njëra ndër prioritetet tona do të jetë ngritja e transparencës dhe komunikimi i efektshëm me shoqërinë civile.
Jam i bindur se gjatë elaborimeve të kolegëve nga katër parlamentet dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të paraqiten teza interesante që do ta begatojnë këtë forum, prandaj i pres me kënaqësi konkluzionet dhe propozimet tuaja konkrete, të cilat do t’i kemi parasysh në punën tonë të mëtutjeshme.
Ju uroj punë të mbarë dhe ia jap fjalën Ambasadorit Sheny për të drejtuar në vazhdim forumin.
Ju falemderit !