Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristina Haikio

, 22.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefen e Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristina Haikio. Pas përgëzimeve për postin e ri të kryeparlamentarit, takimi u përqendrua në proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, që kanë synim përcaktimin e statusit të Kosovës. Në këtë frymë kryeparlamentari Krasniqi i shprehu mirënjohje Finlandës për interesimet e saj për punën e Parlamentit dhe institucioneve të tjera të Kosovës. Proceset politike të zhvilluara në Kosovë, si tha kryeparlamentari Krasniqi, janë bërë edhe në saje të angazhimit të Presidentit Ahtisari, që kanë pasur ndikim në të kaluarën, por do të kenë ndikim edhe në të ardhmen e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristina Haikio