Lajmet e fundit
Përfundon punën Projekti për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës
, 23.01.2008
Sot në Kuvendin e Kosovës, me një ceremoni rasti, është shënuar përfundimi i mandatit të Projektit “ Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, i financuar nga Unioni Evropian dhe i menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER). Në këtë solemnitet merrnin pjesë përfaqësues të katër parlamenteve që e kanë mbështetur Kuvendin e Kosovës (Francës, Belgjikës, Gjermanisë dhe Sllovenisë), punonjësit e Projektit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e administratës.
Duke e përshëndetur aktivitetin e frytshëm dyvjeçar të Projektit “ Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të projektit për punë më të suskeshme të administratës së Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve. Ai e ka shfrytëzuar praninë e deputetëve të katër vendeve të Unionit Evropian, të pranishëm në këtë solemnitet, të falenderojë për kontributin e vendeve të tyre për Kuvendin e Kosovës, dhe nëpërmjet tyre ka përshëndetur edhe kryetarët e parlamenteve nga vijnë. Krasniqi, me këtë rast, ka përcjellë mesazhin se Kuvendi i Kosovës është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin në një ivel tjetër me parlamentet e vendeve të Unionit Evropian.
Duke përshendetur në emër të Komisionit Evropian dhe AERit, Khaldoun Sinno, udhëheqës i seksionit politik dhe ekonomik në Zyërën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë që e sheh ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe profesionalizimin e punës së Kuvendit të Kosovës. Duke i falenderuar punonjësit e Projektit për punën e bërë, ai ka theksuar rëndësinë që ka ngritja e kapaciteteve të oganit më të lartë përfaqësues, që simbolizon demokracinë e atij vendi. Duke i përshëndetur të gjithë punonjësit e Projektit dhe ata të Kuvendit të Kosovës, Sinno ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në të ardhmen.
Shefi i Zyrës Sllovene në Prishtinë Vojko Volk, i cili ka folur në emër të Konzorciumit të katër parlamenteve, ka shprehur kënaqësinë për suksesin e Projektit për Mbështetje të Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme për rajonin dhe se ndërtimi i demokracisë kërkon vullnet dhe durim.
Sot para dite, ndërkaq, është zhvilluar edhe takimi i fundit i Këshillit Drejtues i këtij Projekti, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, në të cilin merrnin pjesë anëtarët e Kryesisë, përfaqësuesit e katër parlamenteve të Konsorciumit, të Komisionit Evropian, AER-t dhe OSBE-së.