Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti rektorin e UP-së, prof. dr. Enver Hasani

, 23.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Enver Hasani, në të cilin rektori dhe bashkëpunëtorët e tij i uruan punë të mbarë, me rastin e zgjedhjes, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në këtë takim u fol edhe për zhvillimet aktuale , me theks të veçantë për reformat në studime, si dhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohet Universiteti i Prishtinës.

Në këtë vështrim, si tha rektori prof.dr. Enver Hasani, në prononcimin para medieve, shtruam edhe kërkesat për përmirësimin e pozitës ligjore të Universitetit.

Kur është fjala për reformat në Universitet, theksoi kryeparlamentari Krasniqi, ne premtuam se me përgjegjësi do të bëjmë gjithçka që është e mundur në kuadër të ligjit për të ndihmuar sendërtimin e reformave në procesin e studimeve. Universitetin, tha në vijim Krasniqi, e konsiderojmë si vend ku thellohet dija. Zhvillimi i Universitetit dhe avancimi i studimeve janë parakusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, që reflektohet edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe në kualitetin e jetës në vend.
Kryeparlamentari Krasniqi priti rektorin e UP-së, prof. dr. Enver Hasani