Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, z. Nikolay Kolev

, 24.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, z. Nikolay Kolev. Z. Kolev ia përcolli kryeparlamentarit Krasniqi urimet e përzemërta të institucioneve të Bullgarisë, ashtu si edhe përshëndetjet për qytetarët e Kosovës në këto momente të rëndësishme për Kosovën. Në vijim të prononcimit për media z. Kolev tha se Bullgaria tashmë ka një bashkëpunim të mirë edhe ekonomik me Kosovën, ndërsa ky bashkëpunim në këtë vit do të begatohet edhe më. Ndërkaq, duke u përgjigjur ne pyetjen se a e përkrah Bullgaria shpalljen e njëanshme të pavarësisë, ai kujtoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë se ky vend do të përkrahë Planin e Ahtisarit.

Kryeparlamentari Krasniqi pasi foli për gatishmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës, shprehu mirënjohje për qëndrimin parimor të Bullgarisë përkitazi me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duke përmendur në këtë vështrim edhe takimin e kryetarit bullgar me kryetarin e Rusisë Putin. Ndërkaq, në pyetjet rreth datës së shpalljes së Pavarësisë kryeparlamentari Krasniqi theksoi kjo do të ndodhë shumë shpejt, në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
Kryeparlamentari Krasniqi priti  shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, z. Nikolay Kolev