Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti edhe shefin e Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, z. Mustafa HJ. Mansor
, 24.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti në takim përgëzues me rastin e zgjedhjes, edhe shefin e Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, z. Mustafa HJ. Mansor. Duke i uruar punë të mbarë z. Krasniqi, z. Mustafa HJ. Mansor premtoi thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në segmente të tjera zhvillimore. Kur është fjala për çështjen e procesit të statusit të Kosovës, z. Mansor shprehu përkrahje për pavarësinë e Kosovës . Kryeparlamentari Krasniqi u falënderua për përgëzimet, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm me këtë shtet.