Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Greqisë në Prishtinë z. Nicolaos Kanellos

, 24.01.2008




Greqia siguron Kosovën se do të jetë afër saj në proceset e gjithëmbarshme, posaçërisht duke ndihmuar punën e Parlamentit të Kosovës, i cili është themel i demokracisë. Ky bashkëpunim do të na ndihmojë të shkojmë përpara në rrugën evropiane. Këto ishin disa nga konstatimet e shefit të Zyrës së Greqisë në Prishtinë z. Nicolaos Kanellos, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pasi i shprehu atij përgëzimit për zgjedhjen në krye të Kuvendit. Ndërkaq, duke u përgjigjur në një pyetje para medieve rreth disa deklarimeve kontradiktore të këtij vendi sa i përket statusit përfundimtar të Kosovës, z. Kanellos tha se kjo nuk ishte çështje e këtij takimi, por Greqi kurrë nuk ka pasur mëdyshje në çështjen e zhvillimit të Kosovës drejt Evropës. Këtë çështje t’ ia lëmë Brukselit. Natyrisht se lidhur me këtë Greqia dëshiron një vendim të fortë të BE-së. Shteti grek po ashtu insiston që sa më shpejt që është e mundur të vijë Misioni i BE-së në Kosovë, theksoi Kanellos.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi për përgëzimet z. Kanellos , duke theksuar se është meritë edhe e z. Kanellos për një politikë të favorshme të Greqisë ndaj Kosovës. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Greqisë në Prishtinë z. Nicolaos Kanellos