Lajmet e fundit
Programi hyrës pesë-ditor për deputetë e rinj
, 24.01.2008
Organizuar nga Iniciativa për Mbështetjen e Kuvendit (ASI), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) dhe USAID-in, nën përkujdesjen e Kryetarit të Kuvendit z. Jakup Krasniqit, ka filluar punën sot në Prishtinë (në Universitetin Amerikan) Programi hyrës pesë-ditor për deputetë, gjatë të cilit ata do njoftohen nga deputetë vendorë dhe ndërkombëtarë (nga legjislaturat e kaluara), si dhe udhëheqës së administratë së Kuvendit, për mënyrën e funksionimit të Kuvendit, detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit etj.
Ditën e parë të Programit e ka kryesuar deputeti Ramë Buja, kurse deputetët e rinj dhe organizatat ndërkombëtare të cilat i kanë ndihmuar deputetët në legjislaturat e kaluara, i ka përshëndetur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. “ Nuk është vetëm privilegj të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës, por mbi të gjitha është përgjegjësi që kërkon angazhim të përditshëm për përfaqësimin me nder të qytetarëve”, ka theksuar kryeparlamentari Krasniqi, i cili ndër përgjegjësitë e Kuvendit në këtë moment kthese ka përmendur: Aktin për shpalljen e pavarësisë së vendit, ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe miratimin simboleve shtetërore të Kosovës.
Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Tim Guldimann, gjatë përshëndetjes së këtij takimi, ka shprehur kënaqësinë që mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (66 nga 120 deputetë) janë të rinj, që kanë sjellë frymë dhe energji të re. Ai, me këtë rast, kryeparlamentarit Krasniqi i ka dorëzuar një ekzemplar të fjalorthit të shprehjeve parlamentare, të cilit siç shpreh, i mungon vetëm fjala “pavarësi” për shkak se OSBE-ja nuk ka ingjerenca për statusin e vendit. Guldimann është shprehur optimist se do të gjendet formula për qëndrim të përkohshëm në Kosovë, për t’u përqendruar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Kryesuesi i USAID-it në Kosovë, dr. Michael Farbmann, ka spikatur se Kuvendi miraton ligjet dhe normat që e rregullojnë jetën e qytetarëve në vend, ndërkaq ka pohuar se efektiviteti i institucioneve të Kosovës do të reflektojë edhe tek komuniteti ndërkombëtar, sidomos sa i përket përmbushjes së drejtave të pakicave.
Në vazhdim, në temën “Përvoja ime si deputet” kanë dhënë kontribute deputetët e Kosovës, Safete Hadërgjonaj dhe Naim Maloku , si dhe ish deputeti i Parlamentit të Belgjikës, Lodewijk Vanoost.
Në vazhdim sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, u ka folur deputetëve të rinj për historikun e Kuvendit, si dhe për strukturën dhe rolin e organeve të Kuvendit, kurse më pastaj panelistët u janë përgjigjur pyetjeve të shumta të deputetëve për praktikat parlamentare.
Në sesionin e pasditës, ish-kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, ka ligjëruar për rolin e kryetarit të Kuvendit, anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, është përqendruar në rolin e Kryesisë së Kuvendit, kurse Fehmi Mujota ka shpjeguar punën dhe rolin e komisioneve parlamentare.
Drejtori i departamentit Ligjor, Daut Beqiri dhe drejtori i Administratës, Isa Neziri, kanë folur për rolin, funksionin dhe strukturën e drejtorive që i udhëheqin, si dhe për mbështetjen për deputetët, shumëgjuhësinë në Kuvend, etj.
Për mbështetjen nga jashtë të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht koordinimin e donacioneve nëpërmjet ASI-t, kanë folur Franklin De Vrieze, Artan Canhasi dhe Carlo Binda, kurse për funksionin e monitorimit të Kuvendit ka shpjeguar Floriana Shala.