Lajmet e fundit
Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, prof.dr. Bamir Topi
, 25.01.2008
Në shenjë të vizitës së Presidentit të i Shqipërisë prof.dr. Bamir Topi në Kosovë, Kuvendi i Kosovës mbajt një seancë solemne, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi,në të cilën shprehu mirënjohjen dhe respektin për tërë kontributin e Shqipërisë që po jep në proceset e gjithëmbarshme të Kosovës, që çojnë drejt pavarësisë së vendit.
Duke përshëndetur presidentin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij , kryeparlamentari Krasniqi tha se vizita e presidentit Topi kondicionon me procesin e gjithëmbarshëm të konsolidimit të institucioneve të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit, zgjedhje këto që ishin një sprovë e suksesshme e demokracisë në Kosovë, të shoqëruara me kulturë të lartë demokratike sipas standardeve më të larta .Legjislatura e Tretë, tha më tutje Krasniqi , përfaqëson edhe përbërjen shumë etnike të Kosovës. Kosova tani ndodhet në fazën e shpalljes së pavarësisë, e cila po mbështetet nga SHB-të, BE-ja dhe shumica e shteteve të KS të OKB-së. Pavarësimi i Kosovës do ta bëjë Kosovën shoqëri tërësisht të lirë dhe sovrane, për të gjithë qytetarët e saj, duke u shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti drejt një të ardhme evropiane. Në Kosovë po fryn një erë e re demokratike dhe prosperuese. Në të gjitha këto procese e të arritura në formimin e shtetit të Kosovës Shqipëria ka dhënë dhe po jep një kontribut të veçantë, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Në vijim deputetëve të Kuvendit, në mesin e të cilëve ishin edhe personalitete të larta të institucioneve shtetërore, shkencore e kulturore, iu drejtua presidenti i Shqipërisë, prof,dr. Bamir Topi, i cili pasi përcolli përshëndetjet më të përzemërta dhe mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe të gjitha institucionet e saj të dala nga zgjedhjet e paradokohshme, tha se është shumë i lumtur që gjendet në Kosovë, në këto ditë vendimtare nëpër të cilat po kalon ajo. Në këtë fryme ai shprehu edhe përgëzimet për gjithë qytetarët për këto zgjedhje të suksesshme dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Kjo është dëshmi, theksoi ai, se proceset demokratike që po zhvillohen në Kosovë janë të palëkundshme, se Kosova ka kapacitete të duhura shtetformuese. Kosova është e gatshme, që në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare të shpallë pavarësinë, ndaj çdo zgjatje në procesin e pavarësimit do të ishte e pafalshme. Kosova e pavarur në ecje drejt Brukselit do të jetë burim paqeje dhe prosperiteti.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nën udhëheqjen e Jakup Krasniqit organizoi një pritje të veçantë përshëndetëse për presidentin Bamir Topi. Me këtë rast presidenti Topi shprehu urimet për zgjedhjen e institucioneve demokratike të vendit dhe garantoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.