Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendësndihmësen e Sekretares Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo
, 25.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot zëvendësndihmësen e Sekretares Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, në kontekstin e përcaktimit të statusit të vendit.
Kryeparlamentarti Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën dhe e ka siguruar diplomaten amerikane se Kosova, pas pavarësisë, do të punojë në mënyrë të përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së vendit, të ligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe simboleve shtetërore të Kosovës.
Duke e uruar për krijimin e institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të nëntorit, zëvendësndihmësja e Sekretares Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo, ka theksuar se SHBA-të janë të përkushtuara për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, qëndrim ky që mbetet i njëjtë dhe i shprehur qartë.
Ajo ka shfaqur kënaqësinë që institucionet e reja të Kosovës kanë krijuar qasje për përfaqësuesit e pakicës serbe, ndërkaq, ka tërhequr vëmendjen që qytetarët e Kosovës të mos bien pre e nxitjeve dhe provokime që synojnë destabilizimin e vendit dhe të rajonit. Në këtë vështrim ajo ka spikatur rëndësinë e miratimit dhe të vënies në jetë të ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që pjesëtarët e minoriteteve ta ndjejnë Kosovën për shtëpi të tyre.
Në fund të takimit, kryeparlamentari Krasniqi i ka dhuruar zonjës Di Carlo skulpturën e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, vepër e artistit kosovar, Luan Mulliqit.