Lajmet e fundit
Presidenti i Shqipërisë, prof.dr. Bamir Topi, i shoqëruar edhe nga kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe mbi varret e Jasharajve në Prekaz
, 26.01.2008
Presidenti i Shqipërisë, prof. dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni të gjerë nga Shqipëria, e i shoqëruar edhe nga kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, me nderimet më të thella vuri kurora lulesh mbi varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të Jasharajve të tjerë në Prekaz. Pasi bëri homazhe në varrezat e Jasharajve , në mesin e shumë qytetarëve që kishin dalë për t’ i uruar mikpritje, presidenti Bamir Topi vizitoi Kullën e Jasharajve , ku u prit denjësisht nga Rifat Jashari dhe djemtë e Adem dhe Hamëz Jasharit.
Pasi i shprehu mirëseardhje presidentit Topi, Rifat Jashari tha se Shqipëria gjithmonë i ka dhënë mbështetje Kosovës në përpjekjet e saj drejt lirisë. Me shekuj kemi ëndërruar këtë ditë të lirisë dhe kjo erdhi, tha kryefamiljari Rifat Jashari.
Me zemër e me shpirt gjithnjë kemi qenë me ju, tha në fillim të fjalës së tij presidenti Topi. Tragjedia që pësuat ishte shumë e rendë, por vepra dhe flijimi i Jasharajve është madhor dhe gjithnjë do të gëzojë respektin e shqiptarëve kudo që jetojnë ata. Pa këtë sakrificë sublime , do ta kishte vështirë diplomacia për të ecur rrugës drejt pavarësisë e sovranitetit të Kosovës. Më gëzon fakti që këtu jeta po vazhdon dhe ju po regjeneroheni. Këto ishin disa nga fjalët e presidentit të Shqipërisë, shoqëruar me emocione të thella, sidomos në momentet kur po përqafonte brezin më të ri me sy plot dritë të fëmijëve të Jasharajve.
Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi foli për rezistencën e paepur të fshatit Prekaz, që nga vitet 1912- 1913, pastaj më 1981 dhe vitet 90, rezistencë kjo që kulmoi me luftën heroike dhe sakrificën e jashtëzakonshme të Jasharajve, duke ditur se në luftën e përgjakshme me forcat serbe u flijuan pjesëtarë të tre brezave të kësaj shtëpie. Dhe derisa armiqtë mendonin se shtypën këtë rezistencë, ajo përkundrazi në vijim mori hov, duke mobilizuar të gjithë popullin shqiptar të udhëhequr nga UÇK-ja kundër pushtuesve serbë.