Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin e Unionit Evropian të Transmetimeve, Fritz Pleitgen

, 28.01.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim drejtorin e Unionit Evropian të Transmetimeve, Fritz Pleitgen, në të cilën u bisedua rreth problemeve financiare të RTK-së, pas shkëputjes së marrëveshjes nga ana e KEK-ut që së bashku me pagesën për energjinë elektrike të bëhet edhe parapagimi për televizionin publik, përkatësisht RTK-në. Përkitazi me këtë , Fritz Pleitgen tha se RTK-ja duhet të ketë një financim solid, që do të garantojë pavarësi editoriale. Kryeparlamentari Krasniqi tha se përkrah dhe mbështet pavarësinë redaktoriale të RTK-së, mirëpo ai njëkohësisht kërkoi që RTK-ja të shtojë angazhimet për pasurimin e programit, i cili është shumë shumëgjuhësh dhe u përket të gjithë qytetarëve, pra edhe të gjitha minoriteteve. Mirëpo, në këtë frymë , kryeparlamentari Krasniqi kërkoi edhe më shumë transparencë nga ana e RTK-së.