Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 28.01.2008
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në një pjesë të së cilës merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 31 janar të këtij viti.
Kryesia ka shqyrtuar propozimvendimin për krijimin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, si dhe atë për emërimin e kryesuesve, të zëvendëskryesuesve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Shefat e grupeve parlamentare i kanë propozuar emrat e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të komisioneve parlamentare, pos ai i AAK-së, meqë shefi i këtij grupi nuk ishte i pranishëm në mbledhje dhe Grupit Parlamentar 7+, që ende nuk kanë marrë vendim se kush nga radhët e tyre do të udhëheqë me komisionet parlamentare.
Kryesia ka shqyrtuar edhe propozimin për emërimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e komunitetit serb. Grupi Parlamentar serb e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit se anëtar Kryesie nga radhët e këtij komuniteti do të jetë deputeti, Slobodan Petroviq.
Përbërja e komisioneve dhe e drejtuesve të tyre, si edhe anëtari i propozuar i Kryesisë, nga radhët e komunitetit serb, duhet të kalojnë nëpër një votim formal në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia ia ka deleguar seancës plenare edhe kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për zgjerimin e Kryesisë së Kuvendit edhe me një anëtar (nga radhët e këtij subjekti), pasi që çështja ka të bëjë me ndryshimin e Kornizës Kushtetuese të Kosovës dhe vetëm Kuvendi i Kosovës me votat “për” të dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, ka të dejtë të inicojë ndryshimin e Kornizës Kushtetuese të Kosovës, që është përgjegjësi e PSSP-së.
Kryesia po në këtë mbledhje ka shqyrtuar edhe propozimin për ndryshimin e projekteve për investime kapitale në Kuvendin e Kosovës, të parapara me Projektbuxhetin për vitit 2008, si dhe çështje të tjera të mirëfunksionimit të Kuvendit. Anëtarët e Kryesisë, ndërkaq, e kanë vlerësuar të domosdoshme miratimin, në një kohë sa më të shkurtër, të një rregulloreje për punën dhe funksionimin e Kryesisë së Kuvendit, si dhe të një rregulloreje për të drejtat dhe obligimet e stafit politik në Kuvendin e Kosovës.