Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e OSBE-së në Prishtinë, z. Tim Guldiman
, 29.01.2008
Bashkëpunimi i deritashëm shumë i frytshëm ndërmjet OSBE-së dhe Parlamentit të Kosovës dhe aspekte të bashkëpunimit të mëtejmë , ishin tema bosht të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi me shefin e OSBE-së në Prishtinë, z. Tim Guldiman. Në këtë takim u vlerësua lart mbështetja që i dha OSBE-ja mbarë proceseve të demokratizimit në Kosovë, por sidomos sa i përket ndihmës që ajo i ofroi Kuvendit të Kosovës në lëmin e legjislacionit, gjatë dy legjislaturave të kaluara. Me këtë rast u diskutua edhe çështja e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet OSBE-së dhe Kuvendit të Kosovës në proceset e reja që do të zhvillohen në Kosovë. Nga ana e OSBE-së u shfaq gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit, por kjo çështje varet nga vendimet që do të merren në Vjenë. Nga ane e Z. Guldiman u shtrua edhe çështja e zgjedhjes së Ombudspersonit të Kosovës. Lidhur me këtë u tha se Ombudspersoni duhet të gëzojë një kredibilitet dhe të jetë i pranueshëm. Në këtë vështrim edhe procedura e zgjedhjes duhet të jetë transparente, ndërsa në panelin e zgjedhjes së tij duhet të jenë njerëz me vlera të larta, theksoi kryeparlamentari Krasniqi. Në vijim të takimit u fol edhe për problemet financiare me të cilat po ballafaqohet RTK-ja në frymë të zgjidhjes së këtij problemi, pas ndërprerjes së kontratës nga ana e KEK-ut, në bazë të së cilës, në kuadër të faturave të pagesës së energjisë elektrike, bëhej edhe parapagimi për RTK-në.
Në pyetjen drejtuar kryeparlamentarit Krasnqi gjatë prononcimit para medieve se a do të dihet data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, para se kjo të ndodhë, z. Krasniqi tha se një vendim kaq i rëndësishëm nuk do të merret në mënyrë ilegale, pra data e shpalljes së pavarësisë do të dihet para se të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë mediet dhe qytetarët .Ndërkaq, sa i përket asaj se athua çështja e Kushtetutës dhe simboleve kombëtare mund ta shtyjnë shpalljen e pavarësisë , ai tha se as këto çështje nuk do të reflektohen në shtyrjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës .