Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Holandës në Prishtinë, znj.Margriet Struijf
, 29.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefen e Zyrës së Holandës në Prishtinë, znj.Margriet Struijf. Me këtë rast znj. Struijf i shprehu përgëzime kryeparlamentarit Krasniqi me rastin e zgjedhjes në postin e ri në krye të Parlamentit të vendit. Në këtë takim bashkëbiseduesit bënë fjalë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Holandës dhe Kosovës. Shefja e Zyrës së Holandës në Prishtinë, znj.Margriet Struijf, theksoi se Holanda mbështet proceset rreth përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, duke kërkuar që rreth kësaj çështjeje të ketë unitet të plotë të Bashkimit Evropian.