Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi pret në një takim lamtumirës stafin e Projektit për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës
, 30.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot, në një takim lamtumirës, drejtorin e Projektit për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, z. Hygues de Courtivron dhe stafin e këtij projekti, i financuar nga Unioni Evropian dhe i menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim. Në këtë solemnitet, në të cilin merrnin pjesë edhe këshilltarët e kryeparlamentarit, Sekretari i Kuvendit, si dhe drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve të administratës, kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar angazhimin e Projektit për punë më të suksesshme të administratës së Kuvendit, të komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve. “Kuvendi do të vazhdojë të jetësojë përvojat e fituara dhe, pas pavarësisë së vendit, do ta ngritë cilësinë e bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Unionit Evropian”, ka theksuar Krasniqi. “Presin që shumë shpejt do të ndryshojë pozicioni politik i Kosovës, e me këtë do të forcohet edhe roli i Kuvendit, si dhe do të mbështetemi edhe më shumë nga Unioni Evropian dhe vendet anëtare të tij, për ta zhvilluar demokracinë parlamentare”, ka spikatur Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast i ka dhuruar z. Courtivron botimin shqip dhe anglisht të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të cilin e ka quajtur kushtetutë dhe ligj të kodifikuar të shqiptarëve në mesjetë.
Duke e falënderuar për dhuratën, drejtori i Projektit për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, z. Hygues de Courtivron, ka shprehur kënaqësinë për përparimet e vazhdueshme të administratës së Kuvendit të Kosovës dhe punën e gjithë legjislativit të vendit. Ai, ndërkaq, ka shprehur keqardhje se po largohet pakë ditë para Ditës së madhe të vendit tonë, por është zotuar se atë ditë do të ngre dolli në shtëpinë e tij për mbarësinë e Kosovës. “Të katër parlamentet (ai i Belgjikës, i Francës, i Gjermanisë dhe ai i Sllovenisë), por edhe parlamentet e vendeve të tjera të Unionit Evropian, do të jenë të gatshëm të ju ndihmojnë, kurdo që ta kërkoni”, është shprehur i bindur Courtivron.