Lajmet e fundit
U mbajt dita e tretë e Programit hyrës për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
, 30.01.2008
Programi hyrës për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës vazhdoi sot ditën e tretë të punës në temën :Funksioni mbikëqyrës, të cilin e kryesoi Ibrahim Makolli.
Lidhur me funksionin mbikëqyrës të legjislaturave demokratike dhe Kuvendit të Kosovës para deputetëve foli Rinor Beka ( NDI ), i cili pasi i bëri një vështrim historik kësaj çështjeje , u ndal posaçërisht në qëllimet e mbikëqyrjes, siç janë monitorimi dhe vlerësimi i politikave qeveritare, monitorimi i i zbatimit të ligjeve, mbrojtja e interesave dhe adresimi i shqetësimeve të qytetarëve . Përkitazi me këtë ai theksoi se faktorët që ndikojnë në ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare janë sistemi i qeverisjes, motivimi i deputetëve, tradita parlamentare, baza ligjore , si dhe mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare.
Në temën e mbikëqyrjes buxhetore paraqiti një vështrim zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Naser Osmani, i cili duke folur për rolin e Kimisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës , tha se ai duhet të reflektojë koncept modern të buxhetit., në bazë të të cilit nxirren edhe dokumentet e tjera për zhvillimin afatshkurtër e afatgjatë të vendit. Ndërkaq, përkitazi me mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve të pavarura folën Anita Vandenbeld dhe Ramadan Islami nga OSBE-ja, ndërsa lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e Auditorit Gjeneral folën Linda Kassela dhe Serafim Sofroniev, të cilët dhanë një pasqyrë të gjerë të veprimtarisë së këtij institucioni, sidomos në trajnimin e kuadrove që angazhohen në segmente të auditimit.
Me interes u përcollën edhe vështrimet e Lodewijk Vanoost , nga Belgjika dhe deputetit të përbërjes së kaluar të Kuvendit të Kosovës, Ferid Agani. I pari solli dy shembuj të njohur të formimit të komisioneve hetimore në Belgjikë, ndërsa Agani foli për përvojën e tij si kryetar i Komisionit Hetimor të formuar nga Kuvendi i Kosovës . Ky komision , megjithëse i vetmi përfundoi punën, krijoi një përvojë dhe një standard në këtë lëmë. Të dy folësit bashkoheshin në një pikë: se para se të formohet komisioni hetues duhet të dihet fare mirë se çka synohet të arrihet me formimin e tij, se ai kurrsesi nuk mund të zëvendësojë prokurorinë, ose gjyqësinë, por ai duhet të konstatojë dobësitë në sistem, që sjellin dukuritë përkatëse negative , me qëllim të evitimit të tyre.
Dita e katërt e Programit hyrës për deputetët e rinj mbahet të hënën, më 4 shkurt, në ambientet e Universitetit Amerikan të Kosovës .