Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 31.01.2008
Në seancën e parë të punës të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë miratuar propozimvendimin për krijimin e komisioneve parlamentare dhe strukturën e tyre, si dhe kanë emëruar kryesuesit dhe zëvendëskryesuesve e të trembëdhjetë komisioneve parlamentare dhe kanë kompletuar numrin e anëtarëve të dymbëdhjetë komisioneve parlamentare, pos atij për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim që mbeti të plotësohet në seancën e radhës.
Po në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe propozimi për emërimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e komunitetit serb, kurse seanca ka mbështetur me shumicë votash edhe marrëveshjen e Grupit Parlamentar 7 + për zgjedhjen e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radhët e këtij grupi, me rrotacion. Deputetët, me shumicë votash kanë zgjedhur për anëtarë të Kryesisë deputetët: Slobdan Petroviq dhe Xhezair Murat.
Pasi e kanë shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për zgjerimin e Kryesisë së Kuvendit edhe me një anëtar, nga radhët e këtij grupi, deputetët me shumicë votash kanë miratuar këtë kërkesë që ka të bëjë me ndryshimin e Kornizës Kushtetuese të Kosovës nga PSSP-ja, për sa i përket numrit të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.