Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasnqi mbajti një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë
, 31.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mbajti sot një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë, në temën Kosova deri në statusin final. Në fillim ai i bëri një vështrim konfliktit shqiptaro - serb, të cilin fillim e mbarim e karakterizoi lufta për territore, të cilat gjatë shekullit 19 u karakterizuan nga projektet serbe të dëbimit, shfarosjes dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët .Politika shoveniste serbe krahasuar me politikat tjera pushtuese të kohës karakterizohej nga shfarosja e gjenocidi. Këto projekte mbështeteshin në dokumente të ndryshme të kohës, siç ishin “Naçeertania” e Garashaninit, projektet e Çubriloviqit dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Kjo politikë u shkallëzua sidomos nga fundi i viteve 90 , kur nga trojet e tyre u dëbuan mbi një milion shqiptarë.
Kundër kësaj politike shfarosëse, e cila nuk u ndal as pas luftës së Dytë Botërore, kur në mënyrë demagogjike shqiptarëve iu premtohej liria, gjithnjë ishte e pranishme Lëvizja Kombëtare për Çlirim. Në këtë rezistencë pos flijimeve, të rinjtë shqiptarë kaluan 700 shekuj burg. Pasi lëvizja paqësore u dëshmua si ide ireale, flamurin e mori UÇK-ja . Flijimet bëheshin për shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë aspekt Kosova përbën një rast unik në botë, sepse në luftën për çlirim u flijuan tre breza njëherësh. Bota në këtë kohë, tha kryeparlamentari Krasniqi, na përkrahu , por jo për shtet të pavarur. Vetëm pas qershorit të vitit 199 u pa se e vetmja zgjidhje për Kosovën është respektimi e zbatimi i vullnetit të popullit të Kosovës. Krah i fortë i zhvillimit të proceseve prosperuese ishin SHBA-të-, Unioni Evropian, si dhe shtetet e tjera demokratike të botës. Ndodhi kështu një përmbysje e sistemit, duke u krijuar vlera dhe institucione të reja në Kosovë , drejt demokratizimit të jetës në çdo aspekt, drejt pavarësisë së vendit.
Duke i bërë një vështrim proceseve të këtyre ditëve , kryeparlamentari Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të shpallë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, për të sublimuar ato përpjekje të mëdha të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Shpallja e pavarësisë do të njihet individualisht nga shtetet anëtare të OKB-së.
Studentët, tha Krasniqi, gjithnjë kanë qenë promotorë të zhvillimeve, të ecjes së pandalshme drejt prosperitetit të gjithëmbarshëm. Ju takon studentëve të Kosovës për të krijuar një vizion të ri për zhvillimin e Kosovës në liri, mbështetur edhe në obligimet që dalin nga objektivat e zhvillimeve të mijëvjeçarit, si proces në botë, tha Jakup Krasniqi.