Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës Austriake në Prishtinë, z. Gernot Pfandler

, 01.02.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot shefin e Zyrës Austriake në Prishtinë, Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në dritën e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Shefi i Zyrës Austriake në Prishtinë, Gernot Pfandler, i ka përcjellë kryeparlamentarit Krasniqi përshëndetjet e Ministres së Jashtme të Austrisë, Ursulla Plasnik dhe urimet për zgjedhjen e tij në krye të legjislativit të vendit. Ai ka shprehur vullnetin e vendit të tij për ta thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ndihmuar Kosovën.

Kryeparlamentari Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai ka vlerësuar mbështetjen që studentët e shumtë kosovarë kanë gjetur tek universitetet austriake. Në mënyrë të veçantë Krasniqi ka vlerësuar mikpritjen e Vjenës për bisedimet lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës dhe angazhimin në këtë plan të ministres së Jashtme, Plasnik.
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës Austriake në Prishtinë, z. Gernot Pfandler