Lajmet e fundit

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sabri Hamiti, priti shefen e Zyrës së Francës në Prishtinë, znj. Delphine Borione

, 01.02.2008




Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, kishte sot një takim me shefen e Zyrës së Francës në Prishtinë, znj. Delphine Borione. Me këtë rast u bisedua për aktualitetin politik në Kosovë. Znj. Borione konfirmoi qëndrimin konsistent të Francës se pavarësia e Kosovës është zgjidhje e paevitueshme , që është konfirmuar edhe me deklarimin e fundit të presidentit të Francës , Nikollas Sarkozi. Franca, tha në vijim Borione, punon intensivisht që të arrihet konsensusi nga ana e Unionit Evropian, për njohjen e statusit të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe për dinamikën e punës së Kuvendit të Kosovës , sidomos rreth ligjeve themelore që kanë të bëjnë me statusin dhe Pakon e Ahtisarit. Prof.dr. Sabri Hamiti me këtë rast theksoi se tashmë Kuvendi është konstituuar përfundimisht edhe me komisione, ndaj do të ketë një dinamizim të punës, posaçërisht në lëmin e legjislacionit.