Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha
, 03.02.2008
Proceset aktuale që po zhvillohen në Kosovë, drejt përcaktimit sa më të shpejt të statusit përfundimtar të statusit të saj, në bashkërendim me BE-në dhe SHBA-të, ishin temë thelbësore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi , me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, që vjen pas një turneu diplomatik të ministrit Basha në Bruksel dhe në SHBA.
Në prononcimin para medieve lidhur me ketë takim, kryeparlamentari Krasniqi shprehu falënderimet e tij për gjithë atë që po bën Shqipëria në përkrahje të procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, kontribut që pritet të vazhdojë edhe më tutje, pra edhe pas pavarësisë së vendit . Në këtë vështrim, theksoi Krasniqi , shihen edhe angazhimet e Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën edhe në aspektin qarkullimit të resurseve dhe qytetarëve, përkatësisht të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të Kosovës , e kjo vërehet edhe në dritën e angazhimit për përfundimin sa më të shpejtë të rrugës Durrës – Morinë. Angazhimi i Shqipërisë, por edhe i ministrit Basha në gjitha këto segmente, është i një rëndësie të veçantë.
Momenti nëpër të cilin po kalon Kosova është historik, jo vetëm për të, por edhe për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë ata. Faqet e historisë sonë po hapen me shpejtësi për të prosperuar drejt horizonteve të reja që kurrë më parë nuk janë parë .Tërë angazhimet e Shqipërisë dhe Kosovës janë të orientuara që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, të sigurojmë vizionin e qartë të perspektivës evropiane të Kosovës dhe të Rajonit. Në këtë frymë, tha Basha, shqiptarët jo vetëm që janë bërë faktorë të paqes dhe të sigurisë në Rajon , por njëkohësisht janë edhe promotorë të integrimeve euroatlantike. Në pyetjet rreth asaj se cila do të jetë data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ministri Basha tha se për këtë çështje institucionet e Kosovës janë në kontakt të përhershëm me BE-në dhe SHBA-të, ndërsa ne jemi duke u angazhuar për bashkërendim të këtyre aktiviteteve dhe sfidave që do të vijnë pas pavarësisë së pritshme. Ky bashkërendim SHBA-BE-Kosovë do të vazhdojë deri në përfundim të procesit të statusit. Në këtë frymë edhe kryeparlamentari Krasniqi theksoi se jemi duke u përgatitur për përmbylljen këtij procesi- pavarësisë së vendit dhe njohjes ndërkombëtare të saj.
Në pyetjen se athua mos do të ketë zgjatje të mëtejme të procesit, ministri Basha tha se , përkundrazi, ka vetëm siguri për përfundimin e statusit në një moment shumë të shpejtë.