Lajmet e fundit

Dita e pestë e Programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës

, 04.02.2008




Të martën , më 5.2.2008, mbahet dita e pestë e Programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryeson Fehmi Mujota, ndërsa bashkëkryesues është Slobodan Petroviç.

Programi mbahet në Universitetin Amerikan të Kosovës (gjendet në rrugën për në Gërmi).
Programi fillon në orën 9,30.
Bashkëngjitur keni orarin e Programit.

Dita e pestë: Funksioni përfaqësues – e martë, 05 shkurt 2008 Kryesues: Fehmi Mujota, PDK
Bashkëkryesues: Slobodan Petroviç, SLS
Sekretariati: Shefqet Rexhepi, zyrtar i lartë për marrëdhënie me media i Kuvendit
Mbështetja nga ASI: Arben Kelmendi (NDI) dhe Bujar Maxhuni (OSBE)

09:30 Përfaqësimi; Njoftim dhe eksperiencat e mëparshme (Gjylnaze Syla)
10:00 Marrëdhëniet me votuesit (Arben Kelmendi): zyrat e votuesve; puna me raste; takimet publike dhe format tjera të qasjes së votuesve
11:30 Qasja në Kuvend: Dita e Hapur e Kuvendit; Java e Kuvendit; Uebsajti (Bujar Maxhuni dhe Vullnet Kabashi)
13:30 Marrëdhëniet me media (Sherif Konjufca), hyrje dhe shërbimet për deputetë
14:00 Perceptimi i publikut dhe medias mbi mesazhet e deputetëve (Jeta Xharra, drejtor i BIRN-it)
15:00 Pyetje dhe përgjigje (gazetarë prominent të TV-së, shtypit që e mbulojnë Kuvendin)
• Pyetje dhe përgjigje