Lajmet e fundit
Është mbajtur dita e katërt e programit hyrës për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
, 04.02.2008
Programi hyrës për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, sot i vazhdoi punimet (dita e katërt) me temën: Funksionimi i komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi zonjusha Gjylnaze Syla.
Lidhur me funksionimin dhe punën e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës para deputetëve foli ish- kryetarja e Komisionit (në mandatin e parë) Edita Tahiri, që pas një arsyetimi të detajuar lidhur me strukturën dhe me punën e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, foli edhe për rolin dhe punën e gjithmbarshme të kryetarit të Komisionit.
Duke folur për rolin e kryetarit të Komisionit theksoi se kryetari i Komisionit duhet të ketë kujdes që Komisioni të punojë në një atmosferë të mirë pune, që në mes të anëtarëve të tij të mos ketë dallime të mëdha në procesin e punës dhe në marrjen e vendimeve. Gjithashtu, zonjusha Tahiri theksoi se është shumë e rëndësishme që Komisioni të ketë kushte për punë dhe se sipas mundësisë të dijë çfarë përvojash kanë parlamentet e tjera në hartimin e amendamenteve për ndonjë projektligj të caktuar.
Lidhur me temën:Funksionimi i procedurave dhe mbështetja e komisioneve nga ana e Kuvendit të Kosovës, foli Xheladin Hoxha, këshilltar i lartë i Zyrës Ligjore, që theksoi se çdo komision në Kuvendin e Kosovës ka në dispozicion tre zyrtarë, nga të cilët dy janë koordinatorë dhe një asistent administrativ,që u ndihmojnë kryetarit të Komisionit dhe deputetëve lidhur me procesimin dhe me amendamentimin e neneve të ligjeve etj.
Duke folur për rolin e kryetarit në përgatitjen e planit njëvjeçar të punës së Komisionit dhe me rolin mbikëqyrës të Komisionit, ish- kryetari i Komisionit për tregti, ekonomi, energjetikë, transport dhe telekomunikacion (legjislatura e dytë) Ibush Jonuzi ka theksuar se kryetari i Komisionit duhet t’i përgatitë planin njëvjeçar dhe programin e punës së Komisionit, pastaj raportin e punës së Komisionit që i dërgohet Kryesisë, përgatit dhe ia procedon Kuvendit të Kosovës planin e gjithmbarshëm të punës të Komisionit, e harton plan- programin për debat publik lidhur me temën e caktuar, mbikëqyr implementimin e ligjit në terren dhe përgatit plan-programin për vizitat që realizohen në institucionet publike.
Gjithashtu, duke folur për funksionimin e Komisionit për minoritete dhe kthim, ish- kryetarja e këtij komisioni kryesor në legjislaturën e parë, zonja Sanije Alijaj theksoi se çdo projektligj duhet të kalojë nëpër këtë komision dhe nëse konstatohet se nuk cenon interesat e bashkësive pas amendamenteve të propozuara shkon në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë punës së pasditës me kujdes u përcollën ligjëratat lidhur me organizimin e debateve publike, rolin dhe punët e grupeve parlamentare, rolin e strukturës dhe të ndihmës së Sekretarisë së Kuvendit të Kosovës, rolin e grupit parlamentar joformal të grave, si dhe raportet nëpër parti, përkatësisht programet e partive.
Dita e pestë e programit hyrës për deputetët e rinj do të mbahet të martën, më 5 shkurt 2008 në hapësirat e Universitetit Amerikan në Kosovë.