Lajmet e fundit
Mehmet Hajrizi me bashkëpunëtorë priti deputetin evropian nga Skocia, Alyn Smith Mep
, 05.02.2008
Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Mehmet Hajrizi, bashkë me bashkëpunëtorë: Basri Musmuratin dhe Ismet Hajrullahun kishte sot një takim me eurodeputetin nga Skocia, Alyn Smith Mep. Vëmendja e eurodeputetit Mep u përqendrua sidomos në njoftimet mbi punën e Kuvendit të Kosovës , si dhe zhvillimet aktuale në vend. Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë ishin mjaft të suksesshme, duke treguar shkallë të lartë demokratizimi. Duke folur për punën e Kuvendit dhe proceset aktuale në Kosovë, Mehmet Hajrizi tha se në përbërjen e kësaj legjislature janë duke marrë pjesë edhe deputetët serbë, për dallim nga përbërja e kaluar kur deputetët serbë bojkotuan punimet e Kuvendit. Ai në vijim tha se para ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë. Mehmet Hajrizi shprehu edhe synimin e kryeparlamentarit Krasniqi se kjo legjislaturë do të jetë shumë më dinamike në punën e legjislacionit. Në këtë frymë, të gjitha ligjet nga Pakoja e Ahtisarit do të jenë në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian.
Me këtë rast u shtrua edhe çështja e zhvillimit më të shpejte ekonomik të Kosovës, i cili do të relaksonte gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Sa i përket kësaj çështjeje, z. Alyn Smith Mep tha se Skocia tregon gatishmëri për të investuar në Kosovë. Në këtë takim, Ismet Hajrullahu, këshilltar për media, shtroi kërkesën për mundësinë e një trajnimi të gazetarëve kosovarë në Skoci , të cilët janë të akredituar për të ndjekur punën e Kuvendit të Kosovës. Z. Alyn Smith Mep mirëpriti këtë ide, duke premtuar se në rastin e parë do t’ ia paraqesë Qeverisë së Skocisë për të përkrahur .