Lajmet e fundit
U mbajt dita e pestë e Programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës
, 05.02.2008
Sot, u mbajt dita e pestë e Programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës, e cila njëherësh shënoi edhe përfundimin e këtij Programi pesëditor . Kryesues i Programit të sotëm ishte Fehmi Mujota,ndërsa bashkëkryesues Slobodan Petroviç. Në qendër të vëmendjes së Programit të sotëm ishte funksioni përfaqësues, qasja në Kuvend: Dita e hapur e Kuvendit; Java e Kuvendit; Uebsajti dhe marrëdhëniet me media.
Në temën funksioni përfaqësues , para deputetëve paraqiti një ligjëratë deputetja Gjylnaze Syla. Në vështrimin mjaft të gjerë , duke u nisur edhe nga përvoja e saj , ajo u ndal posaçërisht në punën me qytetarë në zyrën e deputetit. Ajo theksoi se mësues e partner i deputetit është qytetari, i cili në zyrë paraqet problemet e qytetarëve duke kërkuar zgjidhjen e tyre. Ajo tha se në këtë mënyrë deputetët mund të japin kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve, si dhe paraqitjen e tyre në Kuvend për kërkimin e zgjidhjes. Në këtë vështrim ajo tha se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarë është një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve, Kuvendit dhe Qeverisë . Në diskutimin e tij Slobodan Petroviç u angazhua për një avancim të punës së përbashkët të deputetëve në Kuvendin e Kosovës drejt një të ardhme sa më të mirë të të gjithë qytetarëve. Bujar Maxhuni dhe Vullnet Kabashi folën për qasjen në Kuvendin e Kosovës:Dita e hapur e Kuvendit, Java e Kuvendit dhe uebsajti. Në thelb të angazhimeve të tyre ishte qasja sa më e afërt e qytetarëve me organin më të lartë legjislativ , si dhe demokratizimi i institucioneve të shtetit , duke përdorur mjetet e teknologjisë informative.
Përkitazi me temën e marrëdhënieve me media foli përgjegjësi i Zyrës për marrëdhënie me media dhe publikime i Kuvendit të Kosovës, Sherif Konjufca. Ai me këtë rast spikati angazhimet që bëhen nga kjo zyrë për të informuar sa më shpejt e me cilësi mediet dhe opinionin për tërë punën që bëhet në Kuvendin e Kosovës. Konjufca u përqendrua edhe në ndihmën konkrete që iu ofrohet deputetëve nga ana e Zyrës për një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me gazetarët dhe mediet.