Lajmet e fundit
Mbledhja konstituive e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 06.02.2008
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i këtij komisioni, mbajti sot mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e komisionit u njoftuan lidhur me fushëveprimin e këtij komisioni, si dhe propozimin për hartimin e një plani të punës së këtij komisioni në të ardhmen. Të gjithë anëtarët u pajtuan se fushëveprimtaria e komisionit është mjaft e gjerë dhe se duhet të këtë angazhim maksimal në mënyrë që puna të jetë sa më efikase. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, që mbështesin punën e këtij komisioni në fushën e trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.